Raya dhe Dragoi i Fundit: Heroina e re e Disney që përfaqëson 670 milion njerëz
U deshën pothuajse 90 vite, por më në fund heroina e parë nga Azia Juglindore e Disney-t pati premierën e saj të enjten.
Raya është personazhi kryesor i filmit të animuar “Raya dhe dragoi i fundit”, film i cili ka subjekt udhëtimin e Rajas nëpër rajon me misionin për të bashkuar njerëzit dhe shpëtuar botën. Por përveç shpresës së njerëzimit për të mbajtir mbi shpatulla ajo ka edhe një peshë tjetër sepse Azia Juglindore është shtëpia e 11 shteteve 673 milionë njerzëve.
Janë me dhjetra, në mos me qindra kukra të ndryshme në këtë rajon, gjë e cika ngre pyetje si: Cili është ekzaktësisht identiteti i Azisë Juglindore dhe do të jetë e denjë ta përfaqësojë si duhet heroina më e fundit e Disney-t?
Ngjarjet zhvillohen në Kumandra, një tokë fantasi e cila është shtëpi e 5 fiseve. Secili nga fiset ka kukturën e tij të veçantë, frymëzuar nga vende të ndryshme në Azinë Juglindore.