RB Leipzig transferon talentin Simakan

21 mars 2021 | 14:06

Talenti i Strasbourgut, Mohamed Simakan është transferimi më i ri i RB Leipzig.

Klubi gjerman, pas Brobbery i cili erdhi nga Ajaxi, radhën e ka Mohamed Simakan nga Strasbourg.

Simakan u kërkua me ngulm nga Milani, por tentativa e “Rossonerëve” dështoi. Tani, sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Simakan tek RB Leipzig tashmë është punë e kryer.

Romano raporton se francezi ka përfunduar testimet mjekësore dhe pritet që në ditët në vijim, marrëveshja të bëhet zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi i Turqisë për t’u tërhequr nga Konventa e Stambollit,…