RB Leipzigu e dëshiron Igli Taren
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, edhe zyrtarisht është në listën e skuadrës nga Bundesliga, RB Leipzig, ka njoftuar të hënën sajti italian “Tuttomercatoweb”.
Mësohet se Tare po pëlqehet shumë nga ekipi gjerman i cili e sheh si pjesë të rëndësishme për edicionin e ardhshëm pasi te Leipzigu po përgatitet një projekt i madh që pritet të jetë i suksesshëm për të ardhmen.
Tare është në rolin e drejtorit sportiv te Lazio prej vitit 2008 dhe ka impresionuar me punën e kryer tek ekipi nga Seria A. Puna e tij fantastike sa i përket skautimit dhe transferimit të lojtarëve ka bërë që Leipzigu ta shohë Taren kandidat potencial për drejtor sportiv.
Thuhet se Leipzigu së shpejti pritet ta kontaktojë Lazion në lidhje me Taren pasi është në kërkim të një drejtori sportiv për sezonin tjetër.