RC Cola Drita në finale të Kupës

03 shkurt 2021 | 17:20

RC Cola Drita ka shënuar fitore ndaj Istogut 64:69 (22:24, 8:16, 19:13, 15:16), në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Ligës së Parë.

Ndeshja nisi e baraspeshuar me të dyja skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat, derisa çereku i parë përfundon 22:24. Gjilanasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, që e fitojnë 8:16, derisa pjesa e parë përfundon 30:40.

Istogasit e fillojnë më mirë pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 45:45, derisa rezultati pas 30 minutash në semafor ishte 49:53. 10 minutat e fundit ishin interesante, por gjilanasit arritën ta ruajnë epërsinë dhe triumfuan në fund 64:69.

Drita në finale të Kupës së Ligës së Parë do të përballet me fituesin e ndeshjes Marigona Hill Prishtina – AS Prishtina, që zhvillohet të enjten nga ora 13:00.

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka filluar me ekzekutimin e mjeteve financiare…