“Rc Cola Kosova” po kontribuon drejtpërdrejt në lehtësimin e barrës elektro-energjetike
05 dhjetor 2022
| 11:55
Bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ishin për vizitë në kompaninë gjilanase “Rc Cola” e cila së fundmi ka investuar 400.000 euro në energji të ripërtërishme dhe efiçiencë të energjisë, duke realizuar projektin e instalimit të paneleve solare.
“Përmes sistemit fotovoltaik, pra energjisë së diellit (paneleve solare), zvogëlohet barra e sistemit elektro-energjetike, ndërkaq ky investim kthehet brenda periudhës shtatëvjeçare. Projekti u zhvillua nga kompania vendore Jaha Solar, në bashkëpunim me USAID Kosovo”, ka thënë Hyseni, duke falënderuar “Rc Cola Kosova” për kontributin në lehtësimin e krizës energjetike në vend dhe ruajtjen e mjedisit.