REAGIM: Dy autorë dhe shumë redaktorë e shkruajnë një libër me materiale të vjedhura copy – paste
12 shkurt 2018
| 08:21
Autorët e librit “Legjenda e dhembjes së heshtur” Hasan Qyqalla dhe Mustafë Krasniqi, si dhe redaktori Berat Luzha, me apo pa vetëdije kanë vjedhur faqe të tëra nga libri im në dorëshkrim “Për Lirinë e Atdheut” të botuara si fejton me titull “Jatakët e lirisë” në fb, gjatë muajve shkurt – mars 2015.
Madje ata kanë vjedhur edhe fotografitë e mia në fb, duke ia dhënë autorësinë pa të drejtë Isuf Sherifit, e në anën tjetër më kanë cituar mua në mënyrë tejet joprofesionale me fusnotë në një shkrim të prof. Ramadan Asllani.
Konsideroj se libri kështu i vjedhur copy – paste, duhet të tërhiqet dhe të ribotohet libër tjetër pa shkrimet e vjedhura.
Me keqardhje,
Mr.sc. Metush Zenuni.
12 shkurt 2018- Fribourg – Zvicër.