Reagim emocionues pas vdekjes se Berluskonit
Ish-presidenti legjendar i Milanit, Silvio Berluskoni ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.
Berluskoni ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë, ku ditëve të fundit iu përkeqësua gjendja e tij.
Ka ardhur edhe reagimi nga Milani, klub që u bë ndër më të mëdhenjtë në botë pikërisht falë Berluskonit.
Kuqezinjtë kanë reaguar në rrjetet sociale për vdekjen e ish-presidentit të tyre legjendar.
“AC Milan, thellësisht i pikëlluar, vajton për ndarjen nga jeta të të paharruarit Silvio Berluskoni dhe përqafon ngrohtësisht familjen, bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij më të ngushtë. Nesër do të ëndërrojmë për qëllime të tjera, do të shpikim sfida të tjera, do të kërkojmë fitore të tjera”.
“Se ia vlen të kuptojnë atë që është e mirë, e fortë dhe e vërtetë tek ne, tek të gjithë ne që kemi pasur këtë aventurë të ndërthurjes së jetës sonë me një ëndërr të quajtur Milano. Faleminderit President, përgjithmonë me ne”, shkruan “Rossonerët” në reagimin e tyre zyrtar.
AC Milan profondamente addolorato piange la scomparsa dell’indimenticabile Silvio Berlusconi e si stringe con affetto alla famiglia, ai collaboratori e agli amici più cari.
“Domani sogneremo altri traguardi, inventeremo altre sfide, cercheremo altre vittorie. Che valgano a… pic.twitter.com/CWmYy8xzwi— AC Milan (@acmilan) June 12, 2023