Reagim i ashpër nga Maqastena: Pse po lejohen fitneset dhe jo sportet individuale?  

07 shtator 2020 | 13:29

Trajneri i njohur i gjimnastikës, Shkumbin Maqastena ka thënë se sporti është dëmtuar shumë në ketë kohë pandemie, pasi janë bërë gjashtë muaj pa stërvitje.

Trajneri në fjalë është i hapur se si lejohet nga organet përgjegjëse fitnesi dhe ndalohet sporti individual i gjimnastikës dhe sportet e tjera individuale. “A po shikoni vetëm aspektin ekonomik e po i hidhni vlerat e sportit kur denjësisht po mundohemi të përfaqësojmë shtetin tonë!”, ka shkruar Maqastena në profilin e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Postimi i plotë nga Shkumbin Maqastena në “Facebook”:

Të dashur sportistë, juve që po ju ndalohet frymëmarrja në ambientet sportive padrejtësisht, po ju drejtohem juve ta mbani veten në formë, në shtëpi, sepse ata që mbajnë pozita me përgjegjësi s’duan të marrin përgjegjësi në këtë fazë, ku vërtet sporti u dëmtua shumë.

Të nderuar dashamirës të shëndetit dhe sportit, nga marsi deri më tani 6 muaj pa stërvitje!
Ju kuptuam në fillim, ju kuptuam në mesin e pandemisë, si t’iu kuptojmë tani kur çdo gjë gati u lejua e ne jemi mbyllur !?!
Cila është arsyeja që në Pallatin e Rinisë ushtrohet fitnes si sport individual e ndalohet gjimnastika që vërtet është sport individual !?!
Pse lejohet fitnesi e ndalohen shumë sporte individuale?
A po shikoni vetëm aspektin ekonomik e po i hidhni vlerat e sportit kur denjësisht po mundohemi të përfaqësojmë shtetin tonë!
Kur arrijmë rezultat e ngremë flamurin madje edhe në shtetet që nuk e kanë njohur shtetin tonë. Disa nga ju që na ndaloni sportin nxirrni lot krokodili e në anën tjetër kur kërkojmë te drejtat tona ikni nga përgjegjësia, kjo s’ka kuptim çfarë bëni ju !?!
Menaxhimi i sportit mendoj që është dështim gjatë pandemisë, sepse nuk bëtë një plan strategjik për menaxhimin e kësaj situate.
Klubi i gjimnastikës “ELITA” stërvitet në ambientin e Pallatit të Rinisë, në Prishtinë, aty nuk na lejohen ushtrimet, edhe pse kemi të drejtë sipas masave të vendosura nga IKShPK. Arsyetimi i tyre është që: ne duhet të kemi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, masat e ndalesave dhe atyre të lejuara.
Pasi i kanë dërguar pallatit vetëm masat e parafundit dhe si shkak i mos dërgimit të masave të reja në pallat, aty janë te bllokuara të gjitha aktivitet sportive kulturore .
Jam shumë i prekur dhe i shqetësuar emocionalisht, janë të dëmtuar i gjithë komuniteti i gjimnastikës dhe mbarë sportet tjera, veç si shkak që askush nuk mban përgjegjësinë e duhur a bartin pozita me përgjegjësi të madhe.
Po ju rikujtoj një pjesë të një gare në Greqi, ku arritëm që flamuri e shtetit të dëshmorëve të Kosovës, që ne sot e gëzojmë, të valoj lirshëm në Selanik.
Ju uroj një gjumë të thellë, siç jeni duke e bërë “Luanët e Sportit”.

 

https://www.facebook.com/shkumbin.maqastena/videos/3302830559760037/?t=1

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria fitoi në transfertë ndaj Bjellorusisë dhe Lituania u mund…