REAGIM, LPK: NGA MBROJTJA E ISMET SYLEJMANIT NUK KOMPROMETOHET
Në kuadër të stuhisë mediatike për mohimin e vlerave dhe personaliteteve kombëtare, kohëve të fundit janë dëgjuar zëra denigrues edhe ndaj veprimtarit të LPK-së Ismet Sylejmanit ish kryetar, dhe tani kryetar nderi i Klubit Politik “Afrim Zhitia”.
Këtyre zërave kapitulantësh ua rikujtojmë veprimtarinë e pa kompromis klandestine të Ismet Sylejmanit :
a ) Ishte njëri ndër fatosat e LPK-s që kurr nuk e braktisi Kosovën gjatë përballjes me okupatorin serb.
b ) Me përgjegjësi të lartë ka kryer detyrat në Komitetin Drejtusë të LPK -së.
c ) Gjithashtu si guerilas me përgjegjësi të lartë ka kryer detyra të larta në hierarkinë e UÇK-së, UÇPMB-së , UÇ-Kombëtare dhe TMK-së .
d ) Ishte kolumnisti dhe korrespondenti më i spikatur i Organit të LPK-së”Zëri i Kosovës”, i cili me pseodonime të shumta ka pasqyruar rrethanat politike të kohës gjatë okupimit serb .
Klubi Politik” Afrim Zhitia”, e denon këtë gjuhë linquese të shokut ndaj shokut, të bashkëveprimtarit ndaj bashkëveprimtarit, të ish-drejtuesit ndaj ish-drejtuesit.
Stop me këto dukuri negative.
Duhetve janë të huaja për ish- antarët dhe drejtuesit e LPK-së.
Klubi Politik “Afrim Zhitia‘’
Kryetari Ragip Shala
Prishtinë, 10.10.2022