REAGIM: Nga Vetëvendosja përfunduan në “Kosovo dhe Metohija” – Poshtërimi i radhës i VLEN-it!

13 janar 2025 | 15:08

Zëvendëskryeministri për marrëdhënie ndëretnike në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, partner i VLEN-it në pushtet, i referohet Kosovës si “Kosovo dhe Metohija” – term kishtar ky i përdorur nga Serbia për të mohuar pavarësinë e shtetit të Kosovës!
Pra, ata që garuan në zgjedhje duke u mburrur me mbështetjen e një partie politike në Kosovë, sot e pranojnë dhe përdorin gjuhën e Beogradit!
Ky është kulmi i degradimit të tyre politik dhe poshtërimi i radhës për VLEN-in.
Kjo nuk është vetëm një fyerje për Kosovën, por edhe një tradhti e turpshme ndaj shqiptarëve që VLEN-i i mashtroi për të marrë votat e tyre.
Sot, të gjithë shohin sesi kauza e tyre e dyshimtë përfundon në gjirin e propagandës serbe, duke dëshmuar edhe një herë se janë vetëm vegla të politikave të huaja dhe jo përfaqësues të denjë të shqiptarëve në këtë shtet!
Turp dhe poshtërim për Vlen-in dhe “Metohinë” e tyre politike!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga PDK-së me numër 77, afaristi, Shahin…