Reagim për dinjitet e sakrificë kombëtare
Prof. Shabi Rekaj, ka reaguar rreth arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit nga shteti i Maqedonisë, me kërkesë të Serbisë. Prof Rekaj ka thënë se shteti maqedon nuk ka të drejtë të arrestoj qytetar të Kosovës me kërkesë të Serbisë dhe kërkon nga Ambasada e Kosovës që të bëjë trysni deri në lirimin e ish-ushtarit Ramadani. “Si bashkëveprimtar i orëve të para të UÇK-së të nënzonës së Nerodimes, dhe si bashkëfshatar, apelojmë tek organet gjegjëse të Republikës së Kosovës, e në veqanti tek Ambasada e jonë në Maqedonin e Veriut, që ta shfrytëzojë autoritetin e vet dhe t’i dërgojë notë proteste, për lirimin sa më të shpejt të këtij luftari, i cili luftojë për lirinë e popullit të vet.”, ka shkruar Rekaj në reagimin e tij.
Reagimi i plotë:
Mbrëmë nga mjetet informimit morëm një informat jo të mirë për ndalesën e bashkëfshatarit tonë, Blerim Ramadanit njëherit luftëtarit të orëve të para të UÇK-së nga sllavo-maqedonët. Në këtë rast shprehim indinjatën më të thellë kundër këtij akti qyqar të organeve shtetërore të Maqedonisë, ku vepra e aktiviteti i tij nuk ka të bëjë aspak me këtë shtet fqinjë, i cili luan rolin e një shteti servil dhe i shërben pansllavizmit të njohur tashmë. Si bashkëveprimtar i orëve të para të UÇK-së të nënzonës së Nerodimes, dhe si bashkëfshatar, apelojmë tek organet gjegjëse të Republikës së Kosovës, e në veqanti tek Ambasada e jonë në Maqedonin e Veriut, që ta shfrytëzojë autoritetin e vet dhe t’i dërgojë notë proteste, për lirimin sa më të shpejt të këtij luftari, i cili luftojë për lirinë e popullit të vet. Po shihet qartë, se kemi të bëjmë me një shtet pansllavist me elaborate megallomane të hordhive nga karpatet e të vendosur si pykë në trojet tona autoktone. Ky rast dhe ky kontribut dhe veprimtari e tij s’ka të bëjë bash asgjë me shtetin i cili e ka arrestuar. Andaj ky shtet nuk ka të drejt as ta ndalojë, e leje më ta arrestojë. Lufta për liri është luftë e shejtë, dhe liria e çdo populli apo kombi është e mbrojtur edhe me konventa ndërkombëtare. Apelojmë lirimin sa më të shpejt, të luftëtarit tonë të lirisë, Blerim Ramadani.
Prof.Shabi Rekaj.