Reagim për lajmin se kinse është rritur numri i veteranëve

13 tetor 2018 | 18:33

Tendenca për degradimin apo njollosjen e UÇK-së po vazhdon duke dezinformuar opinionin me lajme të rreme siç ishte lajmi i publikuar sot në një gazetë ditore e i shpërndarë në të gjitha portalet. 

Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së, që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, përgënjeshtron lajmin se gjoja është rritur numri i veteranëve

Numri i veteranëve nuk mund të rritet, pasi që Komisioni qeveritar për verifikim nuk ka mandat.

Gjithsesi, duhet të dihet se jo të gjithë veteranët marrin pensione. Si rrjedhojë, mund të rritet numri i aplikanteve për pension, në rast se p.sh. veterani ka humbur vendin e punës.

Muajt e fundit mund të ketë pasur rritje të aplikantëve për pension, pasi që ka shumë invalidë që nuk kanë fituar të drejtën për pension Invalidor (shkalla e invaliditetit nën 20%), dhe që kanë aplikuar pastaj për pension veterani.

Çdo tendencë për shtrembërimin e këtyre fakteve është vetëm manipulim me opinionin e sidomos me ata që nuk i kuptojnë procedurat dhe ligjet në fuqi.

Para publikimit të lajmeve të tilla, është dashur të konsultohen me ne, që të marrin sqarimet, por si duket dikujt i intereson të vazhdojë me njollosjen e çdo gjëje që lidhet me Luftën Çlirimtare.

Gazmend Syla, këshilltar politik i Kryeministrit dhe drejtor i Zyrës për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të procesit reformues, ministria e Brendshme e Maqedonisë,…