Reagim publik i familjarëve të Samet dhe Fisnik Ismajli: U dënuan me nga 21 vite burgim për vrasje pa e goditur/prekur viktimën

05 korrik 2023 | 16:44

Avokatët e dy të akuzuarve për një vrasje me dashje të ndodhur në Sudovinë të Vitisë, Kujtim Kërveshi dhe Florent Latifaj kanë reaguar rreth procesit dhe gjykimit, siç e quajnë ata skandaloz, i cili për epilog sipas tyre nxjerrë fajtor dy qytetar të pafajshëm për një vepër për të cilën nuk janë fajtor, duke i dënuar secilin me burgim me nga 21 vite secilin pa e goditur/prekur viktimën.

Në reagimin e tyre thuhet se, sipas provave dhe dëshmive të administruara, por të cilat nuk janë të dukshme për gjykatën, rezulton se Samet dhe Fisnik Ismajli nuk e kanë prekur me dorë viktimën, e lërë më ta godasin dhe t’i shkaktojnë vdekjen nga goditjet, por pavarësisht kësaj, Gjykata e Gjilanit secilin prej tyre e ka dënuar me nga 21 vite burgim, ndërsa Gjykata e Apelit i ka ulur dënimet në 18 vite burgim për secilin.

Këtij reagimi ata ia kanë bashkangjitur edhe dy video ku ata pretendojnë se të dënuarit Samet dhe Fisnik dhe familjarët e tyre në pronën e tyre sulmohen nga familja e të ndjerit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Përmes këtij reagimi publik, ata kanë kërkuar prej mediave të hulumtojë dhe publikojnë këto prova dhe dëshmi, të cilat sipas tyre, vërtetojnë se si funksionon në raste të caktuara drejtësia në Kosovë, ku njerëz të pafajshëm, marrin dënime drastike, pa pasur asnjë faj dhe që për fat të mirë, kjo pafajësi e tyre, dëshmohet përmes video incizimeve.

Lidhur me këto pretendime të ngritura nga avokatet e dy të akuzuarve “Betimi për Drejtësi” ka provuar të kontaktojë me avokatin e palës së dëmtuar, Besnik Berisha, por ai ende nuk është përgjigjur.

Përmes reagimit publik, familja ka bashkëngjitur edhe një dokument me shkeljet e pretenduara procedurale dhe deklarimet që pretendohet se janë të manipuluara nga dëshmitarët, e të cilave deklarata gjykata ua ka falë besimin.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Gjilan, me 21 mars 2022, kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Besmir, Samet, Fisnik, Ismet dhe Hizri Ismajli, duke i dënuar me 71 vite burgim për vrasje të rëndë dhe lëndim të lehtë trupor.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë dhe pa ndërhyrje:

Reagim publik i familjarëve të Samet dhe Fisnik Ismajli:

Ndaj dënimeve absurde të Gjykatës së Gjilanit dhe Gjykatës së Apelit për Samet dhe Fisnik Ismajlin të dënuar për vrasje me dashje pa e prekur/goditur fare viktimën

Prishtinë, 03 korrik 2023 – Përmes këtij reagimi publik, avokatët e dy të akuzuarve për një vrasje me dashje të ndodhur në Sudovinë të Gjilanit, njoftojnë publikun e gjerë rreth procesit dhe gjykimit skandaloz, i cili për epilog nxjerrë fajtor dy qytetar të pafajshëm për një vepër për të cilën nuk janë fajtor, duke i dënuar secilin me burgim me nga 21 vite secilin pa e goditur/prekur viktimën.

Sipas provave dhe dëshmive të administruara, por të cilat nuk janë të dukshme për gjykatën, rezulton se Samet dhe Fisnik Ismajli nuk e kanë prekur me dorë viktimën, e lërë më ta godasin dhe ti shkaktojnë vdekjen nga goditjet, por pavarësisht kësaj, Gjykata e Gjilanit secilin prej tyre e ka dënuar me nga 21 vite burgim, ndërsa Gjykata e Apelit i ka ulur dënimet në 18 vite burgim për secilin.

Në këtë reagim publik, i cili shpërfaq një fytyrë të drejtësisë së dyshimtë, do të shpalosen provat dhe dëshmitë, përmes të cilave publiku do të kuptojë se si dëshmitarët që kanë interes në këtë çështje, kanë përshtatur deklaratat dhe kanë shtuar faktet pas deklarimit fillestar në polici. Të gjitha deklarimet e plotësuara kanë pasur për qëllim që këta të dy, Samet dhe Fisnik Ismajli të dënohen me dënime sa më të larta anipse nuk e kanë prekur fare viktimën.

Në këtë rast, i cili ka përfunduar më një viktimë, në mes palëve në procedurë penale ka një interes pasuror, ku familja e Samet dhe Fisnik Ismajlit kishin blerë një pronë, të cilën familja e viktimës, në ditën kritike i kishte penguar ta punonin.

Në materialin e bashkëlidhur mund të shihet në video, e shënuar me shigjeta, se të dënuarit Samet dhe Fisnik dhe familjarët e tyre në pronën e tyre sulmohen nga familja e të ndjerit.

Siç shihet në video, por që gjykatat tona nuk kanë qenë të interesuara të ekzaminojnë me kujdes provën në fjalë, video incizimin, asnjëri, as Sameti e as Fisniku nuk e kanë prekur me dorë viktimën e lëre më t’i shkaktojnë plagë vdekjeprurëse me mjet të fortë.

Sipas videos që është provë në gjykim, shihet se Sameti gjatë përleshjes e kap një anëtar të familjes së viktimës dhe tenton ta largoj dhe ta neutralizoj, duke e kapur të njëjtin për të mos u rrahur. Njëjtë kështu edhe Fisniku. Këto veprime qartazi shihen në video incizim. Distanca në mes viktimës dhe Sametit dhe Fisnikut është e konsiderueshme. (shihni shigjetat ne video incizim mbi Sahmetin i shënuar me shigjetën ngjyrë kafe dhe Fisnikun i shënuar me shigjetë me ngjyrë të kaltër, lëvizjet e tyre dhe pozicionin e viktimës i shënuar me shigjetën e zezë).

Qartazi shihet se viktima nga goditja e tjetërkujt, fatkeqësisht bjen pa vetëdije në tokë dhe se siç shihet para dhe pas këtij momenti – asnjëri – as Sameti as Fisniku as që i janë afruar viktimës e lëre më ta kenë goditur. Samedi dhe Fisniku as që kanë mjete të forta në dorë. Ndërsa gjykatat tona i kanë shpallur fajtor të dytë, gjoja se ata me mjete të forta e kanë goditur viktimën.

Çështja penale ka vërtetuar përmes ekspertizës se viktima ka nderuar jetë nga një goditje, deri sa Sameti dhe Fisniku dënohen të dy për vrasje gjoja se e kanë goditur viktimën secili nga ta mirëpo me aktgjykim dënohen tre persona, këta të dy dhe Besmir Ismajli (në video me bluzë të kuqe). Besmiri është i vetmi që e pranon se e ka goditur i vetmi viktimën. Gjykata edhe pse gjene se një goditje është vdekjeprurëse, i dënon të tre këta, Besmirin, Sametin dhe Fisnikun.

Përmes këtij reagimi publik, kërkojmë prej mediave të hulumtojmë dhe publikojnë këto prova dhe dëshmi, të cilat vërtetojnë se si funksionon në raste të caktuara drejtësia në Kosovë, ku njerëz të pafajshëm, marrin dënime drastike, pa pasur asnjë faj dhe që për fat të mirë, kjo pafajësi e tyre, dëshmohet përmes video incizimeve.

Dokumenti i bashkëlidhur në këtë reagim paraqitet në kronologji rrjedhën e shkeljeve në këtë rast, manipulimet e dëshmitarëve, si dhe materialet video dhe foto të shënuara me shigjeta për të kuptuar me lehtë çështjen e që të gjitha këto dëshmojnë të vërtetën e kësaj ngjarje se dy qytetar janë dënuar me vendim të Gjykatës Themelore në Gjilan me nga 21 vit burgim secili, ndërsa Gjykata e Apelit e ka ulur këtë dënim në 18 vite secilit.

Bashkëlidhur gjeni video-n në versionin origjinal por me shigjeta për të identifikuar lëvizjet dhe në versionin e video incizimit në lëvizje të ngadalësuara.

Për sqarime dhe deklarime rreth kësaj ngjarje, gjykimit dhe vlerësimit të fakteve dhe provave nga gjykatat ju lutem kontaktoni av. Kujtim Kërveshi për z. Samet Ismajli dhe av. Florent Latifaj për Fisnik Ismajli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e stadiumit “Boka” sot FC Suhareka ka filluar…