Reagimet sulmuese të KEDS-it dhe menaxhmentit të KEK-ut po tregojnë se diçka po fshihet

25 dhjetor 2021 | 21:16

Lideri i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar sërish pas paralajmërive të KEK-ut për veprime ligjore ndaj tij, pasi deklaroi sot se rënia e blloqeve A3 dhe A5 është bërë në mënyrë të qëllimshme.

Molliqaj përmes një shkrimi në “Facebook” ka insistuar për hetim rreth rënies së dy blloqeve.

“Reagimet akuzuese e sulmuese të KEDS-it dhe menaxhmentit të ri të KEK-ut, veç po na tregojnë që diçka po fshihet. Por jo edhe për shumë gjatë. Beteja për drejtësi dhe llogaridhënie do të vazhdojë”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi i plotë i tij:

Nuk zmbrapsemi. Hetim!
Menaxhmenti i ri i KEK-ut paska reaguar ndaj pyetjeve që i ngritëm ne sot në konferencë, me po të njëjtën gjuhë e shpjegim të KEDS-it. Dallimi është që këta nuk i paskan lexuar fare çështjet që i ngritëm ne, por thjeshtë paskan lexuar atë që e tha KEDS-i.
Pra kemi bashkëkoordinim në mes Qeverisë, Menaxhmenti i ri i KEK-ut, dhe KEDS-it, në mbrojtje të këtij të fundit.
Nëse pyetjet dhe dyshimet e ngritura nga PSD janë të pabaza, atëherë cila është baza e shqetësimit dhe reagimit të KEK dhe KEDS? Investimi në imazh rëndom ndodhë kur ka deficit në argumente dhe besueshmëri.
T’i kthehemi thelbit, përsërisim: hetimet në lidhje me krizën duhet të ndodhin shpejt. Transparenca dhe llogaridhënia janë urgjencë në këtë situatë.
Reagimet akuzuese e sulmuese të KEDS-it dhe menaxhmentit të ri të KEK-ut, veç po na tregojnë që diçka po fshihet. Por jo edhe për shumë gjatë. Beteja për drejtësi dhe llogaridhënie do të vazhdojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes një…