Reagimi i Donald Trumpit pas vdekjes së senatorit Dole
06 dhjetor 2021
| 15:29
Ish-presidenti i ShBA-së nga radhët e republikanëve, Donald Trump, ka shprehur keqardhjen për vdekjen e senatorit Bob Dole.
Trumpi ka thënë se Dole ishte hero i luftës amerikane dhe patriot i vërtetë i kombit amerikan.
Po ashtu, ai ka thënë se Dole i ka shërbyer me nder Shtetit të Kansasit dhe Partia Republikane është forcuar nga shërbimi i tij.
“Bob Dole ishte një hero i luftës amerikane dhe patriot i vërtetë për kombin tonë. Ai i shërbeu me nder Shtetit të Kansasit dhe Partia Republikane u forcua nga shërbimi i tij. Kombi ynë mban zi për vdekjen e tij dhe lutjet tona janë me Elizabetën dhe familjen e tij të mrekullueshme”, është thënë në deklaratën e Trumpit.