Reagimi i Pacollit për vrasjen e policit në veri: Akt terrorist
24 shtator 2023
| 09:55
Behgjet Pacolli ka reaguar pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku dhe plagosjes së një tjetri në fshatin Banjskë të Zveçanit në veri.
Pacolli tha se ky është një akt terrorist.
“Ngushëllimet e mia familjes Bunjaku, ndërsa policit tonë të lënduar i uroj shërim të shpejtë. Opozitë dhe pozitë, duhet të jemi të gjithë të bashkuar në këto momente!”, tha Pacolli.