Reagimi i parë i LV-së pas vendimit të PZAP-it: Me Kurtin në zgjedhje, me Kurtin kryeministër

26 janar 2021 | 16:07

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim sipas të cilit Albin Kurtit dhe katër zyrtarëve të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk u lejohet të garojnë për deputetë.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i parë në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje.

Zyrtari i kësaj lëvizje, Arlind Manxhuka, ka thënë se Vetëvendosja me Albin Kurtin do të jetë në zgjedhje e me Kurtin kryeministër, transmeton lajmi.net.

“LV-ja do të jetë me Albin Kurtin në zgjedhje, e me Albin Kurtin kryeministër. Regjimi i vjetër e ‘fake news’-t nuk mund ta hutojnë askënd”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sipas vendimit të PZAP-së, përpos Kurtit, të garojnë për deputetë u ndalohet edhe Albulena Haxhiut, Liburn Aliut, Bajram Mavriqit dhe Labinotë Demi-Murtezit.

Ndaj vendimit të PZAP-së, Vetëvendosja mund të ankohet në Gjykatën Supreme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi…