Reagimi i parë i Thaçit pas arritjes në Hagë
05 nëntor 2020
| 21:17
Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi, të parën pasi që i është ngritur aktakuza nga Gjykata Speciale.
Gjykata Speciale sot ka konfirmuar aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, i cili menjëherë pasi e kuptoi këtë lajm edhe dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Menjëherë pasi që e kumtoi këtë lajm, Thaçi u nis në drejtim të zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë, ku më pas së bashku me Kadri Veselin e Rexhep Selimin, u nisën për në Hagë.
Mirëpo, para pak minutash në profilin zyrtar në “Facebook”, Thaçi, ka shpërndarë një fotografi.