Reagimi i Rashicës pas zgjedhjes lojtar i muajit nga Norwichi
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Milot Rashica është zgjedhur futbollisti i muajit gusht në skuadrën e Norwich City.
Futbollisti vushtrrias në reagimin e tij pas këtij çmimi, ka thënë se e çmon lartë këtë vlerësim për faktin se klubi nuk e nisi mirë edicionin në Premier Ligë.
“Jam shumë i lumtur dhe e vlerësoj vërtet sepse nuk ka qenë një start i lehtë për ne, por ndeshje pas ndeshje po rritemi së bashku si ekip”, ka deklaruar Rashica.
Milot Rashica ishte pjesë e Kosovës në dy prej tri ndeshjeve të muajit shtator për kualifikimet në Kupën e Botës.
🗣 "I am very happy and I really appreciate it because it has not been an easy start for us but game by game we are growing together as a team."
— Norwich City FC (@NorwichCityFC) September 10, 2021
/Epoka e re/