Reagimi i stafit të tij, kur restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi shpallet më i miri në botë për vitin 2021

09 tetor 2021 | 18:35

Një video e publikuar në rrjetet sociale thuhet se tregon momentin kur restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi shpallet restoranti më i mirë në botë për vitin 2021.

Siç edhe shihet në pamje, stafi i shumtë i restorantit në fjalë, reagon pas marrjes së lajmit se restoranti ku punojnë ata u vlerësua me çmimin e parë, në mesin e 50 restoranteve më të mira në botë.

Ndryshe, “NOMA”, restoranti i shqiptarit nga Tetova që ndodhet në Kopenhagë të Danimarkës kishte qenë në majë të klasifikimeve edhe më herët në vitet 2014, 2012, 2011 dhe 2010, përcjell “Telegrafi”.

Konkursi ‘50 restorantet më të mira në botë’, i cili u zhvillua në Antwerp, Flanders, nga data 3-5 tetor, vlerësoi NOMA për menunë e saj novatore dhe përdorimin e përbërësve të veçantë ushqimorë.

Ndërkohë, më herët gjatë këtij viti, “NOMA” u vlerësua me tri yje ‘Mishelin’.

Video:

https://www.instagram.com/p/CUp4-g2F83w/?utm_medium=copy_link

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia populiste ANO e kryeministrit çek, Andrej Babis duket se…