Reagimi i Turqisë për Ambasadën në Jerusalem, Thaçi zbulon telefonatën me Erdoganin
07 shtator 2020
| 12:23
Presidenti Hashim Thaçi ka treguar sot se gjatë fundjavës ka biseduar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, pasi ky i fundit është ankuar që Kosova dhe Izreali i kanë shkëmbyer njohjet, kurse Kosova është zotuar se do ta vendosë ambasadën e saj në Jerusalem.
Thaçi ka thënë se i ka dëgjuar pakënaqësitë e Turqisë dhe të Ligës Arabe, duke zbuluar se ai ka biseduar me Erdoganin për këtë temë
“Shqetësimet që jemi marrë nga liga arabe, por edhe nga presidenti Erdogan lidhur me njohjen reciproke me Izraelin. Unë jam në kontakt me presidentin Erdogan, kam diskutuar në telefon. Kjo njohje nuk do ta cenojë në asnjë rrethanë partneritetin strategjik dhe miqësore e vëllazërorë mes Kosovës dhe Turqisë”, ka thënë Thaçi.