Reagimi i Vuçiqit pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

24 maj 2024 | 08:05

Gjatë ditës së djeshme  Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, sipas së cilës, 11 Korriku shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Ndër të tjera, kjo rezolutë dënon mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës. Miratimi i kësaj rezolute u kundërshtua nga Serbia, derisa shtetet nismëtare, thanë se ajo nuk është kundër asnjë shteti, por shënjestron kryesit e gjenocidit.

Gjatë kohës kur janë publikuar votat e shteteve që votuan për rezolutën, pamjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq janë bërë virale në X. Derisa mban flamurin serb në duar, i skuqur e plot inat në këtë mënyrë ai ka shfaqur edhe njëherë mohimin e gjenocidit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se ndërmarrjet publike…