Reagimi i parë nga BE-ja pas bombardimeve në Siri
14 prill 2018
| 11:00
Donald Tusk, kryetar i Këshillit Evropian, ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) mbështet ndërhyrjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës në Siri, ku sot herët në mëngjes u bombarduan disa pozicione të armëve kimike të regjimit të Asadit.
“BE do të jetë me aleatët dhe me drejtësinë”, shkroi Tusk,
Ai shtoi se operacioni tregoi se pa pagesën e kostos nuk do të vazhdojë tragjedia njerëzore.
Në përgjigje të sulmit të armëve kimike në Duma më 7 prill, SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca bombarduan disa pozita të regjimit të Asadit në Damask dhe Homs herët në mëngjes