Reagon Abazi: Asnjë nismë e vendim i Thaçit nuk ka rezultuar në sukses
18 mars 2020
| 21:22
Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka reaguar pas situatës së krijuar politike në vend, rreth paralajmërit të LDK-së se do të nisë mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë Kurti.
“Asnjë nismë e vendim i Thaçit nuk ka rezultuar në sukses dhe vlerë dhe as në të mirë të shëndetit të vendit. Tentimi për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme përkundër masave dhe veprimeve të shkëlqyeshme të qeverisë, është qëllimkeq dhe në vazhdimësinë e obstruksioneve kundër qeverisë Kurti”, ka shkruar Abazi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/