Reagon Ahmeti pas tri rasteve të reja me Covid-19 në Prishtinë

09 maj 2020 | 22:55

Pas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) për tri raste të reja me Covid-19 në Prishtinë, ka reaguar kryetari Shpend Ahmeti.

Ai ka thënë kjo na tregon se duhet të jemi edhe më tutje të kujdesshëm ndaj Covid-19.

“Plus tetë raste sot në Kosovë, e tre raste të reja në Prishtinë, familjarë të rastit të djeshëm. Kjo na tregon se duhet të jemi edhe më tutje të kujdesshëm në mënyrë që mos të kemi vatër të re që do të na kthente në masa më të rrepta”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Prandaj, përkundër motit të mirë, mos dilni pa nevojë në mënyrë që mos të lejojmë përhapjen nga rastet e reja. Lajm i mirë janë 31 të shëruar nga virusi. #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, deri më tani në Kosovë janë regjistruar 880 persona të infektuar, 653 të shëruar dhe 28 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19.

(Qendresa Rama/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ja njoftuar…