Reagon ambasadori O’Connell për kthimin e Xhabir Zharkut në Kosovë
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se kthimi i ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku, në Kosovë si një njeri i lirë është i turpshëm.
Postimi i plotë i tij:
Xhabir Zharku është dënuar me tri vjet burg për krimet e vetë. Kthimi i tij në Kosovë është i turpshëm. Por turpi i vërtet është që gjatë viteve mbas që u lejua të ikë nga drejtësia, asgjë nuk është bërë për të parandaluar politikanët të tjerë kriminel për ta bërë të njëjtën gjë. Unë nuk shoh asnjë arsye për një mundësi ligjore që lejon kriminelet të ikën nga vendi dhe të jetojnë jashtë vendit, në vend të kohës në burg. Shpresoj që reformat e drejtësisë nga Qeveria do të trajtojnë këtë boshllëk, për t’i ndihmuar ata policë dhe prokurorë që janë serioz në luftën kundër krimit të organizuar. Britania ka nevojë që Kosova të jetë partner serioz në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.