Reagon ambasadorja Yuri Kim: Mos supozoni rezultate, prisni përfundimin e numërimit
25 prill 2021
| 20:17
Ambasadorja amerikane Yuri Kim me anë të një deklarate me anë të rrjeteve sociale shprehet se votuesit në Shqipëri dolën me forcë të plotë për të shprehur vullnetin e tyre.
“Votuesit në Shqipëri morën pjesë në numër të lartë për të shprehur vullnetin e tyre. Autoritetet zgjedhore & ligjzbatuese kanë detyrën të sigurojnë integritetin e zgjedhjeve. .Kandidatët & udhëheqësit gjithashtu, kanë detyrën e tyre: të mos supozojnë rezultatet por të pranojnë vullnetin e votuesve kur të mbarojë numërimi””, shrpehet Yuri Kim.
Ky reagim vjen menjëherë pas kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi fitoren e opozitës, duke e nxjerrë nga 85 deri në 90 mandate.