Reagon ‘Art Motion’-i: Jemi kompani e Kosovës, shpifësit do të përballen me ligjin
20 qershor 2023
| 16:46
Kompania “Art Motion” ka reaguar pas publikimit të një shkrimi, në të cilin është thënë se kjo kompani është e regjistruar në Maqedoninë e Veriut.
Në sqarimin e kësaj kompanie është thënë se “Art Motion” është kompani njëqind për qind e Kosovës dhe licencuar në Republikën e Kosovës sikurse që edhe pronari i saj është shqiptar dhe banor i përhershëm i Kosovës.
Më tutje, “Art Motion” ka theksuar se prapa “hulumtimit” të prezantuar “janë vjedhësit e sinjaleve televizive, të cilët si duket pa bazë kanë vënë në lajthitje edhe një strukturë politike në Kosovë”.
Reagimi i plotë i “Art Motion”-it: