Reagon babai i Stresit pasi djali iu shpall në kërkim nga Policia e Kosovës
Teksa Stresi është ende në kërkim dhe Noizy pritet të ekstradohet në Kosovë, heshtjen për sherrin e madh të ndodhur në Pejë e ka thyer, babai i Arkimedit, Sali Lushaj.
Ai ka folur për të gjithë dinamikat e ngjarjes që mori shumë bujë mediatike.
“Më ka marrë babai i Medi Isenit në telefon. I përgjigjem. Unë fola me kamerë me të. Një burrë shumë i mirë. Më tha babai i Medit për të kërkuar falje familjarisht. U takova pastaj me Medin në 2 të natës”, është shprehur ai mes tjerash.
“Kanë qenë duke performuar në Pejë, aty ka pas fansa shumë, për mendimin tim dhe siç më kanë thënë si Noizy dhe Stresi, nuk kanë qenë pjesëmarrës fare. Ata kanë qenë fansat, të Kosovës apo Shqipërisë, nuk e di. Kjo ka ndodhur për arsye të sharjeve, ka tre vjet, nga Medi Iseni dhe një Kllevio, një fëlliqësirë e tokës.
Më ka sharë nënën, babën, vëllezërit e vdekur, ka përdhosur varret e vëllezërve të mi. Këta e kanë bërë për famë si familje, vetëm me fitu lekë me sharje. Këtu duhet prokuroria e Kosovës dhe e Shqipërisë, me lëshu fletë thirrje për këta dy persona”, u shpreh Sali Lushaj.
Ai tha se si Medi dhe Cllevio i kanë ofenduar për tre vite në TikTok vetëm për të fituar famë e para.
“Medi erdhi në dy të natës. Jemi taku kemi shku në restorant, kemi bërë shumë biseda me të dhe e kemi çu te hoteli me flejt. Unë isha vetëm me Medin, Stresi nuk ishte. E ka pasë shumë mik. Për herë të parë në Shqipëri ka taku Stresin, dhe kjo është shumë e habitshme, kanë gjet një mënyrë me TikTokun, janë marrë me rrjete sociale vetëm e vetëm që të marrin famë”, u shpreh Lushaj.