Reagon BE-ja për ndalimin e vizitës së Vuçiqit në Banjë

09 shtator 2018 | 13:20

Bashkimi Evropian (BE) ka reaguar në lidhje me vendimin e autoriteteve të Kosovës për të mos i lejuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që të vizitojë fshatin Banjë të komunës së Skenderajt.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e BE-së ka thënë se shpreh keqardhje për vendimin e autoriteteve të Kosovës.

“Kërkojmë nga të gjithë përgjegjësit për rendin që të garantojnë sigurinë dhe kalimet (qarkullimin) e lirë gjatë ditës”, ka thënë ajo.

“Angazhimi i plotë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë së njerëzve në Kosovë dhe popullit serb, mençuria dhe qetësia, janë ato që nevojitet tash”, ka thënë Kocijançiq.

Sipas saj, vizita e Vuçiqit ka kaluar qetë me angazhimin e të gjithë akterëve përgjegjës, deri në momentin e bllokimit të rrugës për vizitën në Banjë të Skenderajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka mbështetur…