Reagon Bedri Hamza: Ifran Lipovica nuk është dhëndër i imi e as i vëllaut tim, shpifësit do t’i paditi në gjykatë
Pas arrestimeve të sotme në MINT, kanë qarkulluar disa postime nga eksponent të LVV-së se Irfan Lipovica, njëri nga të arrestuarit është i martuar me vajzën e vëllaut të kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza.
Këto postime, të shpërndara edhe nga deputeti i LVV-së Halil Thaçi, i ka demantuar Bedri Hamza, duke paralajmëruar padi ndaj shpërndarësit fillestar të këtij postimi.
Postimi i Bedri Hamza:
Një person me emrin Qëndrim Krasniqi, publikisht ka deklaruar se “Irfan Lipovica, i arrestuar ditën e sotme, është dhëndër i Bedri Hamzës dhe se i njëjti është martuar me vajzën e vëllaut tim”. Kjo është një e pavërtetë e madhe dhe një shpifje shumë e ulët.
Prandaj, nëse ky person nuk e tërheq deklaratën e pavërtetë të tij dhe për të njëjtën nuk kërkon falje në mënyrën e njëjtë siç ka shpifur, do ta padis, njejtë siç kam bërë edhe në raste të tjera ndaj personave të tillë.
Për sqarim për opinionin, unë i kam dy vajza dhe nuk janë të martuara dhe kam vetëm një vëlla i cili e ka vetëm një vajzë që as nuk është e martuar e as nuk punon, është studente në vitin e tretë në fakultet.
Gjuhës së tillë shpifëse, fyese, mashtruese e propoganduese duhet t’i vije fundi.
Qëndrim, shihemi në gjykatë!