Reagon Bilall Sherifi për protestën pa flamur të Kosovës: Te mbushet mendja që në Shqipëri ka me u bë “zajednica” e jo në Kosovë!
15 shkurt 2023
| 19:33
Sekretari i Përgjithshëm i Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka reaguar pas protestës së organizatave studentore kundër “Zajednicës”.
Sherifi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar për protestuesit të cilët kanë protestuar në mbrojtje të Kosovës, por asnjë flamur të Kosovës nuk mbanin në dorë, përpos flamurit shqiptar.
“Thonë që kanë dalë në protestë me mbrojtë Kosovën nga “zajednica” mirëpo asnjë flamur i Kosovës nuk u pa sot aty! Te mbushet mendja që ne Shqipëri ka me u bë “zajednica” e jo në Kosovë!”, ka shkruar Sherifi.
Postimi i plotë i tij:
Thonë që kanë dalë në protestë me mbrojtë Kosovën nga “zajednica” mirëpo asnjë flamur i Kosovës nuk u pa sot aty! Te mbushet mendja që ne Shqipëri ka me u bë “zajednica” e jo në Kosovë!