Reagon Blinken: Dënojmë fuqishëm aksionin e Qeverisë së Kosovës, Kurti t’i ndalë masat e dhunshme
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës “për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës”.
Me anë të një deklarate, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dënuar fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës, që sipas tij, po përshkallëzojnë tensione në veri.
“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar Blinken në “Twitter”.
We strongly condemn the actions by the Government of Kosovo that are escalating tensions in the north and increasing instability. We call on Prime Minister @albinkurti to immediately halt these violent measures and refocus on the EU-facilitated Dialogue.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 26, 2023