Reagon Britania e Madhe: Rusia po planifikon të instalojë një figurë pro-Moskë në Ukrainë
Britania e Madhe e ka akuzuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, se është duke bërë komplote për të instaluar një figurë pro-Moskës për të udhëhequr Qeverinë e Ukrainës.
Ministria e Jashtme ruse e ka planifikuar të emërojë ish-deputetin ukrainas, Yevhen Murayev, si një kandidat të mundshëm të Kremlinit.
Rusia i ka vendosur 100,000 trupa pranë kufirit të saj me Ukrainën, por mohon se po planifikon një pushtim.
Ministrat e Britanisë së Madhe kanë paralajmëruar se qeveria ruse do të përballet me pasoja të rënda nëse do të ketë ndonjë sulm të papritur.
Në një deklaratë, sekretarja e jashtme, Liz Truss, ka thënë se informacioni i publikuar sot hedh dritë mbi shtrirjen e aktivitetit rus të krijuar për të përmbysur Ukrainën, sipas saj, kjo është një pasqyrë e të menduarit të Kremlinit.
“Rusia duhet të de-përshkallëzojë, t’i japë fund fushatave të saj të agresionit dhe dezinformimit dhe të ndjekë rrugën e diplomacisë. Siç kanë thënë vazhdimisht Britania e Madhe dhe partnerët tanë, çdo inkursion ushtarak rus në Ukrainë do të ishte një gabim masiv me kosto të rënda”, ka thënë Truss, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.