Reagon Casillas: Më është hakuar llogaria, i kërkoj falje edhe komunitetit LGBT
Iker Casillas ka reaguar përsëri lidhur me lajmin që bëri bujë të madhe gjatë ditës së sotme.
Në profilin e “Twitter” të ikonës spanjolle, Iker Casillas, sot doli një njoftim kinse nga ai, se Casillas është homoseksual.
Reagimet ishin të shumta, por më vonë ai postim u fshi nga profili i spanjollit. Lidhur me rastin së fundmi reagoi edhe portieri.
“Llogari e hakuar. Për fat, gjithçka shkoi mirë. Kërkoj falje ndaj ndjekësve të mi. Dhe sigurisht, më shumë ndjesë për komunitetin LGBT”, ka shkruar Casillas.
Akoma nuk dihet asgjë lidhur me reagimin e Carles Puyol në postimin e Casillas.
Mbetet të shihet nëse edhe ish-kapiteni i Barcelonës do të sqarohet për fjalët e tij.
Cuenta hackeada. Por suerte todo en orden. Disculpas a todos mis followers. Y por supuesto, más disculpas a la comunidad LGTB. ?
— Iker Casillas (@IkerCasillas) October 9, 2022