Reagon Çeku: Dinjiteti i Kosovës është mbi çdo provokim

12 shtator 2023 | 23:06

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti Hajrullah Çeku, ka reaguar pas provokimeve nga ana e tifozëve rumunë me banerin nacionalist “Kosova është Serbi”.

Lidhur me këtë, Çeku tha se dinjiteti i shtetit të Kosovës është mbi çdo provokim.

“Teksa djemtë tanë e vazhdojnë lojën me zemër e profesionalizëm”, tha ai.

Pas veprimit të tifozëve, ndeshja u ndërpre për disa minuta.

Loja po vazhdon pas këtij incidenti.

Kosova ka mbetur pa një lojtar pasi Vedat Muriqi, u ndëshkua me kartonin e kuq.

Në momentin kur u publikua lajmi rezultati ishte 0:0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra ka shënuar fitore ndaj Andorrës me rezultat 3-0 në…