Reagon Deliu-Kodra: Deputeti i LV-së do të më godiste nëse s’më mbronin kolegët e PDK-së
13 korrik 2023
| 12:41
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas situatës në Kuvendin e Kosovës, ku ka thënë se gati është goditur nga deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi.
Deliu-Kodra përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se është fyer, sharë dhe shtyer.
“Sot, për herë të parë në jetën time politike, jam fyer, sharë, shtyrë dhe, do të isha edhe e goditur nga deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi, sikur të mos kisha mbrojtjen e kolegëve deputetë të PDK-së. Asnjëherë nuk jam ndier kaq e rrezikuar dhe e goditur si deputete, si grua e si nënë, në të gjitha vitet e mija në shërbim të këtij vendi”, ka shkruar ajo.