Reagon deputetja e PDK-së: Pensionistët meritojnë më shumë

07 tetor 2024 | 15:03

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas vendimit të qeverisë Kurti për rritjen e pensioneve për 20 për qind.

Ajo ka thënë se qeveria ka marrë vendim që t’i rrisë pensionet në të njëjtën ditë me heqjen e masës së sigurisë për mallrat serbe.

Deliu-Kodra, ka thënë se pensionistët meritojnë me shumë.

“Pas katër viteve dështim e populizëm, sot, qeveria i rriti për 20 për qind pensionet në të njëjtën ditë me ndërrimin e masës së sigurisë për mallrat serbe. Tjetër dëshmi se përveç kalkulimeve zgjedhore, kësaj qeverie nuk i ka interesuar asnjëherë asgjë tjetër. Të fsheh një veprim me një vendim tjetër të pamjaftueshëm. Pensionistët meritojnë më shumë – e padyshim edhe Kosova një qeveri më të mirë”, ka shkruar Deliu-Kodra në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia do të marrë një nyje të re furnizimi me…