Reagon djali i Haxhi Shalës: Jemi të bindur në pafajësinë e tij dhe të gjithë çlirimtarëve
Djali i Haxhi Shalës, Flakroni, ka reaguar për arrestimin e babait të tij nga Gjykata Speciale.
Në një postim në “Facebook”, Flakroni thotë se ka marrë informacione se babai i tij është transferuar sot në Hagë.
Ai ka theksuar se janë të bindur për pafajësinë e tij dhe të të gjithë çlirimtarëve që janë në atë gjykatë, sepse, sipas tij, kjo gjykatë është e njëanshme sepse gjykon çlirimtarët që mbrojtën vendin dhe të drejtat e tyre për liri.
“Përshëndetje të gjithëve. Prej ditës së djeshme dhe sot kemi marrë shumë telefonata për gjendjen e babit nga media dhe nga miqtë e babit. Kërkoj falje që nuk e hapa telefonin pasi ne si familje kemi qenë në një situatë që nuk kishim asnjë informacion që nga intervista e prindërit. Sot kemi marrë informacione për transferimin e tij në Hagë me urdhër të prokurorit, e ne si familje ende nuk kemi informacion për arrestimin apo ndalimin,e as arsyet se pse ai po transferohet në Hagë. Ne jemi të bindur për pafajësinë e tij dhe të të gjithë çlirimtarëve që janë në atë gjykatë, sepse kjo gjykatë është e njëanshme sepse gjykon çlirimtarët që mbrojtën vendin dhe të drejtat e tyre për liri. Me respekt, Familja Shala”, ka shkruar në “Facebook” djali i Haxhi Shalës, Flakroni.