Reagon Dodiku pasi Thaçi refuzoi pjesëmarrjen në Samitin e Sarajevës

07 korrik 2019 | 15:37

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dje ka njoftuar se ka refuzuar pjesëmarrjen në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), në Bosnje e Hercegovinë.

Thaçi ka thënë se ftesa denigruese e kryetarit aktual të Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, e bënë të pamundur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë takim.

Pas këtij refuzimi të Thaçit ka reaguar Dodiku. Ai ka thënë se Kosova është ftuar në formatin siç është paraparë për këto takime.

Dodiku ka theksuar se thënë se nuk i interesojnë fare “ndjenjat” e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Pakënaqësia e tij dhe ndjenja e tij për këtë çështje mua aspak nuk më intereson. Në formatin e paraparë për takimet e mëparshme të këtij lloji, Kosova ishte parashikuar me një lloj fusnotë. Pse atij s’i pëlqen, askush s’do të qajë, dhe s’do të ndiejmë ndonjë humbje pse ai nuk vjen. U ftua në formatin siç është i paraparë për këto takime, unë pajtohem me qëndrimin e tij që ai të mos vijë”, ka thënë Dodiku për “ATV” , transmeton “lajmi.net|.

Pas anulimit të pjesëmarrjes së Kosovës në këtë samit, pjesëmarrjen e ka anuluar edhe Shqipëria në shenjë solidariteti me Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent…