Reagon drejtori i shkarkuar: Dje lule te varri i komandant ‘Petritit’, sot vendim për shkarkimin e djalit të tij
Drejtori i deridjeshëm i shkollës së mesme “Remzi Ademaj”, Sali Ademaj, që njëkohësisht është i biri i dëshmorit, me një vendim të kryetarit të komunës së Prizrenit, Mutaher Haskuka është shkarkuar nga posti i tij.
Ademaj në një postim në facebook ka hedhur vrerë ndaj institucionit të komunës.
Postimi i plotë i Ademajt:
Të vrasin natën e të qajnë ditën- (popullore)
Dje me lule te varret e dëshmorëve, në pervjetorin e komandant “Petritit” – Remzi Adema, ndërsa sot familjarëve të tyre ju dërgohet zarfa për largim nga puna.
Pas largimit nga puna, kryetari më thërret në takim ku në shumicën e rasteve nuk kishte informacione për arsimin në Prizren, paradoksi më i madh ishte se kryetari paraqitet kinse nuk e dine se i kishte nënshkruar dy vendime për mua.
Vendimi i dates 15.01.2020 ku unë u caktova ushtrues i detyres së drejtorit deri në shpalljen e konkursit për drejtorë, mirëpo më datë 17.08.2020 kam pranuar një zarf ku më kishin dërguar vendim për largim nga puna edhe pse vendimi ështe shtypur më datë 13.08.2020, ku me gjasë i kanë ra pishman dhe ne vendin tim si ushtrues kanë caktuar Islam Bajramin, i cili aktualisht ështe drejtor me mandat në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit”.
Si drejtor shkolle ë gjimnaz, brenda mandatit tim kam pasur performancë të shkelqyeshme në menagjimin e institucionit, mirëpo une nuk kam marrë vleresim të performancës nga kryetari Haskuka.
DKA nga viti 2018 ka neglizhuar dhe injoruar kerkesat e nevojshme për të mirën e institucionit me qëllim e kjo eshte bere me direktivat e njerezve qellimkeq te arsimit ne Prizren, ku kryetari i komunes mban keshilltar jo legjitim për qështje arsimore ish drejtorin e DKA-se Skender Susuri i cili ështe i denuar nga Gjykata për keqpërdorim të detyres zyrtare.
Emërimet e këtilla në udhëheqjen e shkollave, pa konkurs, pa kritere, me persona pa integritet, emërime jashtë kolektivit të shkollës, dhe me preferenca politike, po e shkatërrojn arsimin në Prizren.
Ku mbeti shteti ligjor?