Reagon Drenica: Po dëmtohemi nga gjyqtarët
Skuadra e Drenicës sot ka luajtur baras me Gjilanin (0-0). Klubi kuqezi pas ndeshjes ka reaguar në lidhje me ndarjen e drejtësisë. Ky klub po pretendon se i është mohuar fitorja në ndeshjen e zhvilluar në Skenderaj.
“Ne si klub, po vazhdojmë të dëmtohemi nga gjyqtarët dhe askush nuk po merr masa ndaj tyre dhe nuk po ka reflektim, që Drenicës t’i referojnë drejtë. Skuadra jonë luajti baras edhe me Ferizajn (0:0) në Skenderaj, por nuk patëm asnjë ankesë në referim. Drenica nuk po kërkon të fitojë me favorizim nga gjyqtarët, por po reagojmë për drejtësi për të mos mohuar djersën e lojtarëve dhe angazhimin e tyre”, thuhet në reagimin e Drenicës.
Reagimi i plotë i KF Drenica pa ndërhyrje
Reagim, Reagim, Reagim…
Jo rastësisht e nisim këtë shkrim me perseritjen e fjalës reagim, pasi që ne si klub, po vazhdojmë të demtohemi nga gjyqtarët dhe askush nuk po merr masa ndaj tyre dhe nuk po ka reflektim, që Drenicës t’i referojnë drejtë. Skuadra jonë luajti baraz edhe me Ferizajn (0:0) në Skenderaj, por nuk patëm asnjë ankesë në referim. Drenica nuk po kerkon të fitojë me favorizim nga gjyqtarët, por po reagojmë për drejtësi për të mos mohuar djersën e lojtarëve dhe angazhimin e tyre.
Sot gjyqtari, Alban Shala, gjatë gjithë ndeshjes ka favorizuar ekipin e Gjilanit, në faulle dhe në nderprerje, këto gjëra janë parë hapur dhe për qudi nuk gjykoheshin nga gjyqtari Shala. Po të shohim xhirimet gjatë gjithë ndeshjes Alban Shala, nuk ka gjykuar shumë faulla për ne, kurse për Gjilanin gjykonte çdo gjë, kurse në minutën e 23′ doli në skenë asistenti Erduan Baliqi, që anuloi golin e rregullt për skuadrën tonë dhe ka ndikuar direkt në rezultatin përfundimtar të ndeshjes(shih foton) si dhe vendosjen e gjyqtarit, qe nuk ishte fare ne vi.
Deri kur do të vazhdojë ky ‘avaz’ i gjyqtarëve kundër Drenicës… ne ende nuk kemi parë reflektim nga ana e FFK-së dhe gjyqtarëve për të gjykuar drejt në ndeshjet e Drenicës! Drenica – Gjilani 0:0