Reagon edhe Daçiçi për aplikimin e Kosovës në KE – “Votat për KE i kanë, për OKB nuk kanë shans”

12 maj 2022 | 17:36

Kosova ka shumicën e nevojshme për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës por në nivelin e Kombeve të Bashkuara nuk ka asnjë shans, ka thënë kryeparlamentari serb, Ivica Daçiç, për gazetën “Novosti”.

Pyetur se çfarë do të thotë për Serbinë anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, ai tha se “është një goditje e madhe ndaj përpjekjeve për të gjetur zgjidhje kompromisi”.

Daçiç tha se Kosova nuk i respekton marrëveshjet e nënshkruara dhe se për këtë ka mbështetjen e “disa vendeve”.

Për anëtarësimin e Kosovës në KE ka reaguar edhe kryeministrja në largim e Serbisë, Ana Bërnabiç, e cila e quajti “cinizëm kulmor”.

Ajo tha se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë do të merren vendimet se si do të reagojë Serbia.

Brnabiç tha se Serbia do të rinis fushatën e çnjohjeve ndaj Kosovës.

Në anën tjetër ministri fashist serb, tha se Kosova ka shkelur marrëveshjen e Uashingtonit dhe se “ndonëse e kemi ditur që nënshkrimi i BE-së vlen sa vlejnë Marrëveshja e Brukselit, tani duhet të dimë sa vlen fjala e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Ditë më parë, Presidenti i Serbisë tha se po qe se Kosova aplikon për anëtarësim në Këshill të Evropës “duart e Serbisë do të jenë të lira” duke iu referuar rinisjes së fushatës serbe për çnjohje të Kosovës në botë.

Kosova zyrtarisht ka dorëzuar aplikimin e saj në Këshill të Evropës të enjten e 12 majit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një statusi në rrjetin…