
Reagon edhe Nisma për rrahjen e dy shqiptarëve në Serbi
Nisma Socialdemokrate ka dënuar rrahjen e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad të Serbisë.
Përmes një komunikate dërguar medieve, Nisma ka kërkuar nga shteti serb të distancohet nga ky akt dhe t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i vendosur para drejtësisë autorët e këtij sulmi brutal.
“Nisma Socialdemokrate vlerëson se ky sulm nxit urrejtje dhe nuk i kontribuon përmirësimit të raporteve mes dy vendeve. Shteti serb duhet të distancohet nga ky akt dhe t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i vendosur para drejtësisë autorët e këtij sulmi brutal. Serbia duhet të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët pa dallim etnie. Nisma Socialdemokrate i uron shërim të shpejtë Çlirim Malokut dhe shokut të tij”, është thënë në reagimin e këtij subjekti politik.