Reagon edhe Pacolli për arrestimin e ushtarit serb të FSK-së
28 prill 2018
| 18:20
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Begjet Pacolli ka reaguar për arrestimin e pjesëtarit të FSK-së në Konçul të Serbisë.
“I papranueshëm arrestimi i shtetasit të Kosovës Milosh Shoshiq, i cili është njëherësh edhe pjesëtar i Forcave te Sigurisë së Kosovës”, ka thënë ai.
“Kjo sjellje e Serbisë ndaj qytetareve të Kosovës te komunitetit serb ka për qëllim ngjalljen e frikës dhe shtimit te presionit për mos integrim në jetën institucionale dhe shoqërore të Kosovës”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.