Reagon entomuzikologu për djegien e Muzeut të Muzikës: Barbarët ma dogjën krijesën time
30 gusht 2023
| 22:57
Behar Arllati, entomuzikolog, ka reaguar ashpër për djegien e Muzeut të Muzikës në Gjakovë.
Sipas tij, barbarët “e thyen, e vodhën e plaçkiten gjithë çka kishte brenda, e tjetërsuan si objekt, ia hoqën shkallet qe te mos kishte mundësi te ngjitej lart njeri dhe me ne fund, e dogjën barbaret”.
Ai ka thënë se ky veprim e dëshmon që jemi “larg civilizimit europian”.
Ai deklaron se as në qeverisjen e Mimoza Kusarit e as të Ardian Gjinit nuk janë ndarë paga për mbikëqyrjen e muzeut.
Arllati është shprehur që se barbarët ia dogjën krijesën “qe me aq mund e krijova nen mbështetjen e Prof. Meriton Ferizi sa ishte drejtor komunal për kulture”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Postimi i tij i plotë: