Reagon EULEX-i, i quan të pavërteta deklarimet e Simmonsit

12 korrik 2021 | 18:01

 

​​​​Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, gjatë një raportimi para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit,  ka thënë se misioni i EULEX-it nuk ishte mision “i sundimit të ligjit, por ishte mision politik”.

Po ashtu, ai ka thënë se EULEX-i kishte për qëllim të hiqte nga skena politike, ata që i cilësoi si “peshq të mëdhenj”, ose ata persona që ishin parë nga ky mision, si pengesë për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndaj deklarimeve të tij, ka reaguar EULEX-i. Sipas këtij misioni deklarata e Malcolm Simmons e dhënë të hënën në Kuvend është një koleksion i hamendësimeve të pamenduara dhe të pabazuara, të pavërtetave dhe mendimeve personale.

“Duke e ditur se ai nuk mund të paditet për shpifje, meqë deklarata e Simmons është e mbuluar nga imuniteti i privilegjit parlamentar – ai është përfshirë në një fushatë të qëllimshme dezinformimi në lidhje me shkelje që pretendohet se kanë ndodhur gjatë kohës së tij në EULEX dhe e cila ka për qëllim t’i shërbejnë motiveve dhe interesave të fshehta. Ne e shohim këtë si një përpjekje tjetër për të diskredituar Misionin nga ata që janë të interesuar të minojnë sundimin e ligjit në Kosovë si dhe të vet BE-së. Kjo po ashtu është pasqyrim i pakënaqësisë, duke e ditur se ai nuk mund të paditet për shpifje, z. Simmons është angazhuar në një fushatë të qëllimshme dezinformuese në lidhje me keqbërjet që pretendohet se kanë ndodhur gjatë kohës së tij në EULEX, të cilat synojnë t’i shërbejnë motiveve të fshehta konkrete”, është thënë në reagimin e EULEX-it

Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje i EULEX-it:

Mbi koleksionin e të pavërtetave të pamenduara dhe të pabazuara dhe opinioneve personale të Malcolm Simmons

Deklarata e Malcolm Simmons e dhënë sot në Kuvend është një koleksion i hamendësimeve të pamenduara dhe të pabazuara, të pavërtetave dhe mendimeve personale.

Duke e ditur se ai nuk mund të paditet për shpifje, meqë deklarata e Simmons është e mbuluar nga imuniteti i privilegjit parlamentar, ai është përfshirë në një fushatë të qëllimshme dezinformimi në lidhje me shkelje që pretendohet se kanë ndodhur gjatë kohës së tij në EULEX dhe e cila ka për qëllim t'i shërbejnë motiveve dhe interesave të fshehta.

Ne e shohim këtë si një përpjekje tjetër për të diskredituar Misionin nga ata që janë të interesuar të minojnë sundimin e ligjit në Kosovë si dhe të vet BE-së. Kjo po ashtu është pasqyrim i pakënaqësisë së Simmons me rezultatin e tri hetimeve që janë kryer kundër tij nga autoritetet e BE-së në Bruksel dhe që i janë dorëzuar autoriteteve deleguese të Mbretërisë së Bashkuar (MB) për veprime të mëtejme. Simmonsi po ashtu është dukur i pakënaqur me hedhjen poshtë nga ana e gjykatës së MB të një padie civile që ai e parashtroi kundër Misionit dhe institucioneve të tjera të BE-së në vitin 2020. Thënë shkurt, ai është i pakënaqur me të gjitha procedurat juridike kundër tij.

Lidhur me përgatitjen profesionale të z. Simmons në EULEX

Simmons ishte punonjës i deleguar nga Mbretëria e Bashkuar në EULEX prej vitit 2008 në disa pozita dhe pothuajse përgjatë gjithë mandatit ekzekutiv të EULEX-it, i cili përfundoi në qershor 2018. Përgjatë kësaj periudhe, Simmons ishte deleguar nga Zyra së Jashtme dhe të Komonuelthit (ZJK). Ai më nuk punon për ZPJK, por sipas deklaratës së vet Simmonsit, gjatë tërë periudhës së tij në EULEX ai rregullisht i kishte raportuar autoriteteve të MB.

Ai sot ka pretenduar se në vitin 2013 ai i kishte paraqitur shqetësimet e tij para ambasadës së MB, jo para EULEX-it, BE-së apo autoriteteve të Kosovës. Pas kësaj, jo vetëm se nuk është larguar nga EULEX-i, por në vitin 2014 ai ka aplikuar dhe është pranuar të bëhet Kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it. Në fund të vitit 2015, Simmons me krenari deklaroi publikisht se EULEX-i ka qenë veçanërisht efektiv në llojet e rasteve me të cilat është marrë.

Sipas deklaratës së sotme të Simmonsit, në vitin 2016 ai gjithashtu kishte aplikuar që të bëhej kryetar i Dhomave të Specializuara të Kosovës, por se nuk ishte përzgjedhur. Nga viti 2014 deri në vitin 2017 ai ishte Kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it dhe si i tillë ai ishte përgjegjës për drejtimin dhe mbikëqyrjen e punës së gjyqtarëve të EULEX-it dhe vlerësimin e punës së tyre. Si Kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it, Simmons ishte i përfshirë plotësisht në të 2 Neni 9 i Ligjit Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes siguron imunitet për çfarëdo deklarate të bërë nga dëshmitarët e thirrur për të dhënë dëshmi para komisioneve parlamentare gjitha aktivitetet gjyqësore, duke përfshirë të gjitha parregullsitë e pretenduara që i përmendi sot, siç është pjesëmarrja në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe në caktimin e lëndëve.

Nëse prania e parregullsive ishte aq e qartë për të, atëherë pse ai nuk e kreu punën e tij si mbikëqyrës dhe pse nuk i lajmëroi menjëherë autoritetet e BE-së? Në vend që ta bënte atë, Simmons zyrtarisht raportoi pretendime për shkelje që përfshinin stafin e EULEX-it dhe EEAS-it më 2 shtator 2017, që është vetëm pasi në tetor 2016 kishin filluar disa procedura disiplinore kundër tij për pretendime për shkelje. Pas përfundimit të angazhimit të tij në EULEX, Simmons nuk shërbeu më si gjyqtarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Lidhur me hetimin e pretendimeve të tij

Në vitin 2017, një ekip hetimor i pavarur i udhëhequr nga një gjyqtar i pensionuar i Gjykatës Evropiane të drejtësisë u themelua në Bruksel për të hetuar pretendimet për shkeljet e raportuara nga Simmons. Kur i ishte dhënë mundësua t’i vërtetonte pretendimet e tij të ndryshme, Simmons nuk bashkëpunoi me ekipin e hetimeve e as nuk dha prova në mbështetje të pretendimeve të tij.

Lidhur me deklaratën e dhënë në një gjykatë të Mbretërisë së Bashkuar

Në vitin 2018, Simmons parashtroi procedurë ligjore para Gjykatës Qendrore të Punësimit në Londër në Mbretërinë e Bashkuar kundër ish-punëdhënësit të tij, Zyrës së Jashtme dhe të Komonuelthit (ZJK) dhe disa institucioneve të BE-së në të cilën ai përsëri iu referua shumë prej pretendimeve të njëjta, të paraqitura në një kënd krejtësisht të ndryshëm me shpresën për ta fituar çështjen gjyqësore kundër ZJK.

Në vitin 2020, Gjykata Qendrore e Punësimit në Londër e hodhi poshtë kërkesën e Simmons për pjesëmarrjen e EULEX-it dhe të institucioneve të tjera të BE-së në këto procedura.

Simmons nuk parashtroi ndonjë ankesë ndaj këtij vendimi dhe Misioni e konsideron çështjen të përfunduar. Lidhur me statusin e tij si sinjalizues Në pikëpamje të pretendimeve të Simmons se ai ishte sinjalizues, ai kërkoi të bëhej i tillë vetëm pasi kishin filluar një sërë procedura disiplinore kundër tij.

Raporti fillestar kundër Simmons për shkelje të rëndë ishte parashtruar më 7 tetor 2016, kurse vendimi për fillimin e hetimeve disiplinore ishte nxjerrë në janar 2017. Disa muaj më vonë, më 2 shtator 2017 Simmons raportoi pretendime për shkelje që përfshinin stafin e EULEX-it dhe EEAS-it, duke kërkuar mbrojtje si sinjalizues. Deri në atë kohë, kundër tij tashmë ishin dy hetime disiplinore në proces, çka sugjeron se ai nuk kërkoi mbrojtje të sinjalizuesit me mirëbesim, por në përpjekje për ta shmangur vëmendjen nga hetimet e kryera kundër tij.

Lidhur me hetimet e mëparshme dhe parimin e transparencës Simmons ishte objekt i hetimeve të pavarura për pretendime të rënda për shkelje në tre raste individuale, gjatë kohës së tij si gjyqtar në EULEX. Këto hetime u zhvilluan dhe u përfunduan nga një panel disiplinor i cili u formua dhe ndodhej në Bruksel, i kryesuar nga një ish-gjyqtar i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Në të tre rastet, këshillat e bordit disiplinor iu komunikuan Simmonsit dhe autoritetit delegues të tij, Zyrës së Jashtme dhe të Komonuelthit të Mbretërisë së Bashkuar. Vendimi përfundimtar për atë se çfarë masash duhej marrë si përgjigje ndaj këshillave të bordit disiplinor në lidhje me shkeljet e Simmonsit qëndron te autoriteti delegues tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Për hir të transparencës, ne i bëjmë thirrje Simmonsit që para Kuvendit të Kosovës të paraqesë raportet, konkluzionet dhe rekomandimet e bordit disiplinor, çka do t’i mundësonte deputetëve shqyrtimin e plotë të pretendimeve të tij. Vetëm Simmons mund t’i paraqesë këto raporte në Kuvend, pasi pjesa tjetër e institucioneve i nënshtrohen obligimit të konfidencialitetit.

Lidhur me pretendimet specifike të Simmons sot Rasti “Kleçka”: Pretendimet e Simmons për rastin “Kleçka” kundërshtohen nga realiteti.

Ai pretendon se një gjyqtar i tha atij se vendi i tij i punës mund të rrezikohej nëse të pandehurit nuk dënoheshin. Megjithatë, pasi që trupi gjykues, i kryesuar nga Simmons, i liroi nga akuza të pandehurit në shtator 2013, Simmons jo vetëm që nuk e humbi punën e tij, por vazhdoi tutje duke u emëruar Kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it një vit më vonë. Por ai ishte ai që gjykoi rastin si kryesues i trupit gjykues. Si i tillë, ai pati çdo mundësi ta shpëtonte veten e tij nëse ai nuk do të pajtohej me paraqitjen e rastit në gjykatë.

Rasti “Drenica II”: Përbërja e trupit gjykues në rastin Drenica II ishte e ligjshme. Asnjë kundërshtim nuk ishte ngritur nga palët në lidhje me përbërjen e trupit gjykues gjatë procedurave të shqyrtimit gjyqësor. Simmons duhet t’i kujtohet se pas vendimit të vitit 2018 të Gjykatës Kushtetuese u nxor një vendim nga Gjykata Kushtetuese në nëntor 2019 prej gjyqtarëve kosovarë, të cilët unanimisht hodhën poshtë një ankesë përfundimtare në rastin e krimeve të luftës Drenica II, duke i konfirmuar pesë dënime. Kjo i demanton të gjitha pretendimet për anim nga ana e trupit gjykues të shkallës së parë.

Në lidhje me pretendimet se EULEX-i ua dorëzoi dosjet e rasteve autoriteteve të prokurorisë serbe: Ne e përsërisim se: EULEX-i kurrë nuk u ka dorëzuar ndonjë rast të krimeve të luftës autoriteteve të prokurorisë serbe, as nuk ka hequr dorë nga autoriteti mbi dosjet dhe rastet hetimore. Ne i kërkojmë Simmons që t’i identifikojë të gjitha rastet që ai pretendon se Misioni ua dorëzoi autoriteteve serbe.

Në lidhje me mbrojtjen e dëshmitarëve: Masat për mbrojtjen e dëshmitarëve janë siguruar në përputhje me legjislacionin e Kosovës, për dëshmitarët që u paraqitën me prova dhe për të cilët u vërtetua me besueshmëri se ishin në rrezik serioz pasi i plotësuan kriteret e rrepta të përzgjedhjes.

EULEX-i vazhdon të menaxhojë programin e tij të mbrojtjes së dëshmitarëve të mbetur deri më sot dhe ende ofron siguri për dëshmitarët brenda dispozitave ligjore ekzistuese.

Stafi i EULEX-it kontribuon në sundimin e ligjit të Kosovës

Shumica e institucioneve, përfshirë EULEX-in, kanë Kodin e Sjelljes për të trajtuar veprat keqbërjet disiplinore apo etike.

Për të gjitha institucionet, është me rëndësi se si trajtohen këto shkelje.

EULEX-i i mori seriozisht të gjitha pretendimet për çdo shkelje dhe menjëherë filloi procedurat disiplinore kundër një numri të kufizuar të pjesëtarëve të stafit të akuzuar për keqbërje, përfshirë edhe çdo keqbërje financiare.

Sidoqoftë, EULEX-i përfaqëson shumë më tepër sesa Simmons dhe disa të tjerë që i nënshtrohen procedurave disiplinore.

Ish-stafi ndërkombëtar dhe vendas i EULEX-it përbëjnë një kush është kush, të mendjeve më të shquara ligjore në botë.

Ne jemi krenar kur shohim ish-stafin tonë duke ndjekur penalisht dhe gjykuar raste në gjykata ndërkombëtare dhe kombëtare ose duke punuar si ekspertë të sundimit të ligjit në vende të ndryshme të botës.

Por më e rëndësishmja, ne jemi veçanërisht krenarë për ish-stafin tonë vendas të cilët tani punojnë si gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtarë ligjorë në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, bashkë me kryesuesin…