Reagon Federata e Gazetarëve Evropianë: Televizioni i VV-së është propagandë
07 gusht 2020
| 13:15
Për televizionin partiak të Lëvizjes Vetëvendosjes!, ka reaguar edhe Federata e Gazetarëve Evropianë.
EFJ në reagimin e saj “një formë e tillë e funksionimit të televizionit nuk është gazetari”.
Sipas tyre, kjo është propagandë në shërbim të politikanëve.
“Televizioni i ri online TVV në Kosovë, i krijuar drejtpërdrejtë nga një parti politike. Kjo nuk është gazetari. Kjo është propagandë në shërbim të politikanëve”, thuhet në reagim.
New online TV channel TVV in #Kosovo, directly produced by a political party. This is not #journalism. This is propaganda in the service of politicians.https://t.co/3V7ehos8U9
— EFJ (@efjeurope) August 7, 2020