Reagon Gani Jakupi duke “ironizuar”: Padi paska, por nuk e di a ka me pasë kallëzim penal!
03 tetor 2024
| 21:30
Pas publikimit të kallëzimit penal nga Majlinda Bregasi, Gani Jakupi ka folur për GazetaBlic, duke shprehur habinë se kishte mësuar për këtë çështje përmes lajmeve.
“Edhe unë jam tu e marrë vesh këtë punë përmes mediave,” tha Jakupi, duke theksuar se nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtar lidhur me akuzat.
Ai shtoi se, pavarësisht padisë, është i bindur se nuk ka asnjë kallëzim të bazuar.
“Mua asgjë nuk m’asht dorëzue. Po e shoh që ka padi, ama nuk e di se a ka me pasë kallxim,” tha ai.
Ndryshe, Gazeta ka siguruar Kallëzimin Penal që Majlinda Bregasi, bashkëpunëtore e Gani Jakupit, e ka denoncuar për disa vepra penale.