Reagon Gani Jakupi pas raportimeve se merr pagë 7,500 euro si këshilltar i Gërvallës

21 nëntor 2023 | 22:00

Këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike Gani Jakupi, ka reaguar për herë të parë pas raportimit të Periskopit se është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel Agron Bajrami dhe paguhet 7 mijë e 500 euro në muaj ose 90 mijë euro në vit nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Super-këshilltari ka shkëmbyer komente me një llogari në Facebook, duke thënë se ka te vërteta në raportim, por se nuk ka të drejtë ta komentojë publikisht.

“Ka t’vërteta e ka edhe rrenë. Ose dezinformim. Por nuk kam t’drejtë me komentue publikisht”, ka shkruar Jakupi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin “Politiko”, në Kanal10, duke diskutuar mundësinë e luftërave…